Foto: Ilustrim

Veseli: Qytetarët e Mitrovicës duhet të besojnë në shtetin e tyre

4 Shkurt 2017 - 17:51      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar zhvillimet e fundit në vendin tonë që ndërlidhen me murin në veri të Mitrovicës.

Sipas tij, mure ndarëse nuk do të ketë në Kosovë, ndërsa, siç u shpreh ai, komunikimi dhe lëvizja e lirë, krahas zhvillimit ekonomik, frymës demokratike dhe shtetit ligjor, do të jenë vendosmëri e institucioneve dhe qytetarëve tanë në shtetin tonë të pavarur, Republikën e Kosovës.

“Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar dhe i lirë në lëvizje dhe qendër e emancipimit qytetar në Republikën e Kosovës”, ka thënë Veseli, raporton Koha.net.

“Kemi arritur mbrëmë një marrëveshje që respekton ligjet e Kosovës dhe vendimmarrjen institucionale të pushtetit qendror e lokal, si dhe ruan sovranitetin tonë territorial. Falënderoj Përfaqësuesen e BE-së dhe Ambasadorin e SHBA-së për kontributin e jashtëzakonshëm për zgjidhjen e çështjes që lidhet me murin”, theksoi Veseli.

Sipas kreut të Kuvendit, qytetarët e Mitrovicës dhe të tërë Kosovës duhet të besojnë në shtetin e tyre dhe në rrugëtimin euroatlantik. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...