Foto: Koha / arkiv

Molliqaj: Muri nuk do të rrënohet, por vetëm do të shkurtohet

4 Shkurt 2017 - 17:16      

Dardan Molliqaj, Sekretar Organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se muri në veri, i cili u tha sot se do të rrënohet, nuk do të rrënohet, por siç tha ai, vetëm do të shkurtohet.

Molliqaj, përmes një statusi në Facebook, ka pyetur edhe se pse duhet që Qeveria të bëjë marrëveshje për heqjen e një ndërtimi ilegal, që për më tepër, sipas tij, paraqet agresion të Serbisë në Kosovë.

Zyrtari i VV-së po ashtu ka pyetur edhe për faktin se pse “në një rast të tillë duhet të jenë prezent edhe ndërkombëtarët”.

“Pse Qeveria nuk ka treguar se çka nënkupton pika 3 e marrëveshjes ku parashihet dizajni i ri që kufizon lirinë e lëvizjes në atë pjesë, ku siç po shihet, në fakt muri nuk do të rrënohet por vetëm do të shkurtohet”, ka vazhduar me pyetjet e tij, Molliqaj.

Siç deklaron zyrtari i subjektit opozitar, “me këtë akt, Qeveria jonë e konfirmoi edhe një herë që nuk ka sovranitet në veri dhe se kjo pjesë nuk është sikur komunat e tjera të Kosovës”.

“Asnjë Qeveri serioze nuk do të negocionte dhe arrinte marrëveshje për akte kriminale që cenojnë sovranitetin”, shtoi Molliqaj.

Ai tha në fund se “kjo Qeveri nuk duhet të bëjë ASGJË lidhur me veriun, sepse çkado që bën (edhe nëse duket mirë në shikim të parë) është e dëmshme për shtetin”.

“Qasja e saj avantureske na solli këtu. Çështja e veriut të vendit zgjidhet vetëm me një qeveri të re që ka qasje të re”, përfundon Molliqaj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...