4 Shkurt 2017 - 15:33
I vetmi që ka folur se çfarë do të ndodhë është kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq. Duke prezantuar planin para asamblistëve veriorë, ai ka treguar se muri aktual do të hiqet, derisa një tjetër strukturë do ngrihet 2 metra më në thellësi për të formësuar atë që do të krijohet si shesh për këmbësorë.
Një komunikatë që nuk jepte fort detaje e ka lëshuar Qeveria e Kosovës pak pas përfundimit të takimit, rreth orës 2:30 të mëngjesit. Atë e ka postuar në profilin e tij edhe ministri i Ambientit e Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, mbi dikasterin e të cilit bie barra për zbatimin e ligjit në raste të ndërhyrjeve të paligjshme në planet urbanistike.
“Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore. Së bashku, ne kemi arritur një zgjidhje, e cila do të ulë tensionet në veriun e Kosovës, do të ndihmojë lirinë e lëvizjes dhe do të krijojë një ambient të favorshëm për të gjithë qytetarët në veri dhe në jug të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e vetëm zyrtar të Qeverisë deri në këto qaste.
“Gjatë ditëve në vijim, ne do të njoftojmë publikun me planin e rishikuar për zonën e këmbësorëve, e cila buron nga marrëveshja në kuadër të dialogut të BE-së, që ka të bëjë me projektin e BE-së për urën. Ne jemi të vetëdijshëm që çështja ka shkaktuar paqartësi në periudhën paraprake, por jemi kënaqur që të gjithë ne kemi pasur një qasje konstruktive në mënyrë që të përmbyllim këtë çështje në mënyrë të qëndrueshme”, thuhet më tej në njoftim.
Në kushte anonimiteti një burim brenda qeverisë ka folur se muri do të rrënohet gjatë natës.
Kujtojmë se Rakiq ka thënë sot se edhe Beogradi është përfshirë në negociata, meqë siç ka thënë ai pa këtë përfshirje zor se mund të zgjidhen problemet në Kosovë. Pala kosovare vazhdimisht ka thënë se nuk do të negociojë për murin dhe çështje të tjera të brendshme të Kosovës me Serbinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...