4 Shkurt 2017 - 14:37
Siç e ka prezantuar Goran Rakiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, muri i tanishëm do të hiqet tërësisht nga aty, ndërsa një tjetër strukturë më e ultë do të vendoset dy metra më në thellësi për të mbrojtur atë që do të krijohet si shesh i këmbësorëve.
Rakiq ka thënë se pa përfshirjen e Beogradit në këtë proces marrëveshja nuk do të mund të ishte arritur. E ditë më parë, i pari i shtetit Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të negociohet me Serbinë për murin dhe çështje të brendshme të Kosovës.
Deri në orën 2:30 të mëngjesit të sotëm kanë zgjatur negociatat mes ministrit të ambientit Ferat Shala dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, e në të cilën kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Zyrës së BE-së e Ambasadës Amerikane në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Lexoni edhe:
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut voton për marrëveshjen që ridizajnon murin [video]
Rakiq tregon se si do të duket sheshi “Mbreti Petar” në veri -
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...