Hoxha parasheh që për tre muaj të pranojë mbi 350 mijë kuponë fiskalë

4 Shkurt 2017 - 14:26      

Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit duhet t’i sigurojë mbi 420 milionë euro të hyra për buxhetin e Kosovës. Grumbullimi i të hyrave për arkën e shtetit nga ATK, duket që nuk është i vështirë, pasi projekti i ri për dorëzimin e kuponëve fiskal nga qytetarët ka mundësuar mbledhjen e taksave shumë më lehtë.

Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, zëvendësdrejtori i ATK-së, Hamdi Hoxha. Ai ka thënë që për tre muajt e parë të këtij viti parashihet të bëhet dorëzimi i 350 mijë kuponëve fiskalë, por edhe numërimi i pikëve do të jetë një sfidë për ta.

Hoxha është ndaluar edhe tek procesi i fiskalizimit të bizneseve duke treguar se cilat bizneset dhe personat fizik të cilët nuk janë të obliguar të ofrojnë kupon fiskal.

“Sipas Udhëzimit Administrativë 01/2015, janë të përcaktuara të gjitha kushtet dhe kur subjektet ekonomike juridike dhe personat fizikë janë të obliguar që të lëshojnë kupon fiskal, po ka edhe raste ku ato nuk obligohen të lëshojnë kupon fiskal, në ato raste lëshojnë vetëm faturë, siç janë shërbimet e energjisë, shërbimet komunale, të telekomunikacionit, si dhe ndërmarrjet tjera publike që kompensimi për mallra dhe shërbime bëhet përmes një fature të përllogaritur. Çka nënkupton faturë e përllogaritur, shembull tek energjia elektrike, fatura lëshohet përmes një instrumenti matës, është ora elektrike që e mat numri apo sasinë e kilovatëve të energjisë elektrike të shpenzuar, kështu që ATK në çdo moment mundet me verifikua për të gjitha ato fatura që a është aq konsumi edhe aq pagesa, për secilin rast”, tha Hoxha.

Për këto raste, ai thotë se ATK nuk kërkon mbulesë apo llogari prej bizneseve që i marrin shërbimet nga kompanitë të cilat janë të liruara dhe nuk kanë arka fiskale. Po ashtu, ai i ka treguar edhe bizneset të cilat subvencionohen nga shteti.

Ndërsa sa i përket bashkimit të Doganave me ATK-në, ai ka thënë se ATK është duke e bërë punën e vet, por që komisioni i cili është formuar për këtë çështje ka më shumë informata. Sipas tij, përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), kanë qenë në Kosovë dhe kanë vënë disa targete për të cilat thotë se nuk mund të japë detaje, pasi nuk është kompetent.

Doganat dhe ATK-ja janë arkëtuesit kryesor të buxhetit të shtetit. Vetëm këtë vit të dyja bashkë duhet t’i sigurojnë të hyra mbi 2 miliardë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...