Në veri do të bëhet një mur më i ulët e në një tjetër vend [video]

4 Shkurt 2017 - 13:49      

Në prezantimin që ka pasur para asamblistëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka thënë se janë marrë vesh që muri i ndërtuar të largohet nga aty.

Por ai ka treguar se një tjetër mur, do të vendoset në një pozicion tjetër 2 metra më në brendësi për të penguar makinat që të lëvizin në atë që do të shndërrohet në shesh për këmbësorë.

“Nuk ka arsye për shqetësim. Kemi negociuar për 5 ditë, do të negociojmë qoftë nevoja edhe për 55 ditë. Por të njëjtën zgjidhje e kemi pasur edhe para takimit të fundit, por pala e Prishtinës nuk kanë dashur të dëgjojë. Kanë dashur që kjo të zgjidhet në nivel lokal. Dialogu po zhvillohet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe unë besoj se kështu do të vazhdohet, sepse përkundër angazhimit të të gjithë neve, pa mbështetjen dhe pa pjesëmarrjen direkte të Beogradit në këto procese nuk mund të gjendet zgjidhja”, ka thënë Rakiq, përcjell Koha.net.

“Nuk dua të kthehem mbrapa. Por nuk do të ketë nevojë për hyrje të Njësisë Speciale me armë në veri”, ka thënë Rakiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...