4 Shkurt 2017 - 08:38
Siç raporton gazeta serbe “Novosti”, ka qenë Kosova shkaku i tensionimit të bisedës, pasi që shefi i diplomacisë serbe, Daçiq, ia zuri për të madhe kryeministrit Markoviq faktin që Mali i Zi kishte votuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, dy vjet më parë, përcjell Koha Ditore.
“Sipas informatave tona, Daçiqi ia paraqiti Markoviqit… qëndrimin se lëvizjet e Podgoricës, kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk shkojnë në favor të marrëdhënieve mes dy shteteve (Serbisë dhe Malit të Zi)”, shkruan “Novosti”, duke vazhduar se ky deklarim “pa dorëza” i ministrit të Jashtëm serb ka shkaktuar që takimi “për ca momente të dalë jashtë atmosferës së kurtoazisë diplomatike”.
Markoviqi, i cili të premten ka takuar edhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentin Tomislav Nikoliq, gjatë deklarimit publik para mediave ka thënë se asnjë vendim i autoriteteve malazeze nuk ka qenë i drejtuar kundër Serbisë, dhe ka theksuar se dy vendet e tyre “kanë pasur një histori të përbashkët, por se tani secila merr vendime në interes të vetin”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...