4 Shkurt 2017 - 08:29
Në konferencën e djeshme të mbajtur në selinë e degës, kryetari i këtij subjekti në Pejë, Fatmir Gashi ka shpalosur agjendën për protestën që mbahet të shtunën në ora 13:00 në qendër të Pejës në përkrahje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Gashi ka vlerësuar që tashmë, pasi që Serbia ka dorëzuar dosjet është vërtetuar se ndalimi i Ramushit është krejtësisht politik.
“Në këtë situatë kur Ramushi ndalet në Francë, jemi dëshmitarë të disa lëvizjeve si treni, pastaj paralajmërimet për formim të Asociacionit e sidomos deklaratave se demarkacioni duhet të kalojë shpejtë në muajin shkurt, që në fakt janë të habitshme pse po ndodhin mu tani kur kryetari Haradinaj nuk është këtu”, ka thënë Gashi
Kreu i ri i degës së AAK-së në Pejë, i cili edhe është kandidat për kryetar të Komunës së Pejës nga ky subjekt, ka ftuar qytetarët e Pejës dhe Dukagjinit që t’i bashkohen protestës paqësore, e paraparë për sot nga ora 13:00 në Pejë.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Komunës së Pejës dhe Dukagjinit, që më 4 shkurt masovikisht të dalin në ora 13:00 në qendër të qytetit dhe të ngrihet zëri kundër ndalimit të Ramushit por edhe për demarkacionin që po tentohet që shpejtë e shpejtë të aprovohet në këtë kohë”, ka përfunduar Fatmir Gashi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...