3 Shkurt 2017 - 23:52
Avdiu duke folur për vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO nuk krijon ushtri. Formimi i ushtrisë së Kosovës është në përgjegjësinë e Kosovës dhe këtë, sipas Avdiut, e ka thënë edhe Stoltenberg.
“NATO nuk krijon ushtri, është një retorikë dhe demagogji e institucioneve të Kosovës që ta hedhin topin në anën tjetër. Kjo është në përgjegjësinë e Kosovës, këtë e tha edhe Stoltenberg. NATO na përkrah për këtë fakt. Nuk duhet të arsyetohen kinse nuk po na përkrah Lista Serbe. Mendoj që ai ishte i qartë dhe konkret kur tha që NATO do të mund ta rishikojë misionin e KFOR-it nëse ndryshon mandati i FSK-së”, ka thënë Avdiu.
“Është një lloj miratimi i NATO-s për formimin e ushtrisë. Ata e përsërisin vazhdimisht që është në dorën e Kosovës që të transformojë FSK-në në ushtri”, ka shtuar ai.
Ai ka theksuar se vizita e Stoltenbergut vjen në kohën kur roli i NATO-s ka filluar të zbehet, por vizita e tij për Kosovën ka një rëndësi kur vazhdojnë diskutimet se cili do të jetë roli i KFOR-it pas formimit të ushtrisë së Kosovës.
“Mesazhi që dha ai është se është në duart e Kosovës se si të vazhdojë tutje në transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Kjo nuk po ndodhë me fajin e institucioneve të Kosovës”, ka thënë Avdiu.
Si shqetësuese Avdiu ka përmendur mosnjohjen e Kosovës si shtet nga ana e NATO-s.
“Është shqetësuese sesi NATO nuk e njeh Kosovën si shtet. Sot kemi mundur ta shohim, ku kryeministrit të Kosovës i referohen me emër dhe mbiemër. Jo si kryeministër i një vendi. Storia e vetme e suksesshme përmendet vetëm KFOR-i dhe assesi nuk përmendet se Kosova nuk ka marrëdhënie kontraktuale me NATO-n”, ka thënë Avdiu.
“Kosovës nuk i është hapur dera që ta nis procesin zyrtar të anëtarësimit në NATO. FSK-ja mund të marrë pjesë në disa programe, por Kosovës nuk i është hapur rruga për partneritet për paqe. Kosova nuk ka marrëdhënie zyrtare me NATO-n”, ka shtuar ai.
“Kundërshtimin kryesor e ka bërë Spanja, e cila nuk e njeh Kosovën, madje ajo ka arritur t’i bind edhe disa shtete që e kanë njohur Kosovën që ta kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...