Financat e SHSKUK-së udhëhiqen nga i dënuari për korrupsion

4 Shkurt 2017 - 07:17      

Myzafer Kalenderi udhëheq me financat e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK-së).

Në prill të vitit të kaluar ai është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren për shpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan sot Koha Ditore.

Kalenderi është dënuar një vit me kusht në cilësi të drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, por ky fakt nuk ka qenë pengesë që të udhëheqë me buxhetin e të gjitha spitaleve publike në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dashur ta komentojë me arsyetimin se “nuk është çështje e MSH-së”, ndërsa në SHSKUK konsiderojnë se Kalenderi nuk ka kryer kurrfarë vepre penale që do t’i pengonte të mos ishte në këtë pozitë.

Ai është dënuar me një vit burgim me kusht, pasi është gjetur fajtor se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, në kohën sa ishte drejtor i Spitalit të Prizrenit, duke punësuar punëtore në pozitën e mamisë pa shpallur konkurs publik. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...