Nishani: Situata e sigurisë me rrezikshmëri të lartë

4 Shkurt 2017 - 07:06      

Nën drejtimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe me kërkesën e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, u mblodh të premten në Presidencë Këshilli i Sigurimit Kombëtar.

Mosarrestimi i Klement Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, por dhe lufta kundër krimit, trafikut të narkotikëve, pastrimit të parave nuk kanë dhënë rezultate konkrete duke ndikuar edhe në imazhin e shtetit shqiptar. 

Presidenti Bujar Nishani e etiketoi situatën “shumë problematike dhe komplekse dhe me rrezikshmëri të lartë”, shkruan sot Koha Ditore. Ky shqetësim nxiti dhe thirrjen të premten të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë.
E kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pak ditë më parë dhe e drejtuar nga presidenti Bujar Nishani mbledhja zgjati për gati dy orë dhe u zhvillua pa praninë e kryeministrit Rama, i cili gjendej në Prishtinë, por as të zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, prania e të cilit u refuzua nga Presidenca.
Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në diskutimin e tij, argumentoi kërkesën drejtuar presidentit të Republikës për të thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar me faktin se rasti konkret “përbën jo vetëm një shqetësim të madh publik me ndjeshmëri të lartë, por ai ka tërhequr edhe vëmendjen e aleatëve dhe partnerëve tanë strategjikë, në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe agjencive ndërkombëtare ligjzbatuesve, duke ngritur pikëpyetje për seriozitetin e institucioneve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomenit të trafikimit të drogës, duke dëmtuar njëkohësisht edhe imazhin e vendit tonë”.
Duke u ndalur te rrezikshmëria e lartë, presidenti Bujar Nishani theksoi nevojën për një koordinim sa më të mirë e të efektshëm dhe rritjes së përgjegjshmërisë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...