Kërkohet ndryshimi i Ligjit për financimin e subjekteve politike

4 Shkurt 2017 - 06:50      

Ligji aktual për financimin e subjekteve politike është konsideruar i mangët, dhe si i tillë duhet të ndryshohet, sipas diskutimeve që janë zhvilluar të premten në mbledhjen e Komisioni për legjislacion në Kuvendin e Kosovës.

Kjo tryezë, pos komisionit është iniciuar edhe nga deputetë të komisioneve të tjera, nga përfaqësues ndërkombëtarë, si dhe nga shoqëria civile, shkruan sot Koha Ditore.

Në parim, të gjithë përfaqësuesit janë pajtuar se deri më tani nuk ka pasur vullnet politik për të kryer auditimin e financave të partive politike.

Gjatë diskutimeve ka pasur propozime të ndryshme. Disa kanë propozuar që auditimi pas ndryshimit të ligjit të mos kryhet nga Kuvendi, por nga Agjencia Kundër Korrupsionit, e disa nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ). Disa të tjerë kanë shprehur nevojën që të ndahet një buxhet më i madh në mënyrë që të mundësohet auditimi edhe nga Kuvendi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...