Policisë s’i duhet leje për të shkuar në veri, thotë Stoltenberg

3 Shkurt 2017 - 22:34      

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përshkruan si të qetë situatën e sigurisë në vend.

Ka thënë se së fundi ka pasur tensione të ngritura,por ka ftuar palët që të përmbahen.

Stoltenberg ka thënë se Policisë së Kosovës nuk i duhet leje për të shkuar në veri.

“Duhet të ketë dialog e jo retorikë nxitëse, prandaj gjithsesi se duhet shmangur tensionet”, tha ai duke shtuar se çfarëdo zhvendosje e FSK-së në veri duhet lajmëruar NATO. “Policia e Kosovës mund të operojë në tërë territorin e Kosovës dhe për këtë vendosin institucionet e Kosovës apo Prishtina zyrtare, pra është çështje që u takon institucioneve të Kosovës. Mirëpo, tashmë kemi një situatë stabile dhe duhet të respektohen marrëveshjet e Brukselit që të kemi një rajon të qetë”, tha Stoltenberg për televizionin publik.

Stoltenberg tha se NATO është në Kosovë për ta mbrojtur paqen, derisa ka shtuar se NATO e ka përkrahur zhvillimin e FSK-së dhe nëse mandati i saj ndryshon, atëherë edhe NATO duhet të ndryshojë së përkrahuri këtë dhe ta përkrah atë që krijohet në mënyrë tjetër.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...