Spanja fillon zbatimin e regjimit pa legalizim të dokumenteve me Shqipërinë

3 Shkurt 2017 - 21:27      

Pas Italisë, Belgjikës dhe Gjermanisë, një tjetër vend anëtar i BE-së, Spanja, fillon zbatimin e regjimit pa legalizim të dokumenteve me Shqipërinë, sipas Konventës së Hagës.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se ky hap do t’i kursejë shtetasve tanë kohë dhe shpenzime.

“Duke marrë në konsideratë modernizimin dhe garancitë e rregullshmërisë së dokumenteve që lëshohen nga administrata shqiptare, Spanja vendosi të pranojë zbatimin reciprok të regjimit pa legalizim të dokumenteve, i njohur si regjimi i Apostiles. Tanimë, të gjithë dokumentet zyrtare të prodhuara nga autoritetet e të dyja vendeve do të apostilohen pa pasur nevojë të legalizohen nga përfaqësitë respektive diplomatike”, shkroi Bushati në Facebook.

Për çdo dokument të lëshuar nga institucionet shqiptare dhe që do të paraqitet në Spanjë, ministri sqaron se do të kursehet tarifa e legalizimit nga autoritetet spanjolle, me vlerë 20 euro, si dhe koha e pritjes do të përgjysmohet.

Gjithashtu, dokumentet e prodhuara nga autoritetet spanjolle, për të qenë të vlefshme në Shqipëri, duhet të pajisen me vulën Apostile të lëshuar nga institucionet spanjolle, pa pasur nevojë të legalizohen në Ambasadën shqiptare në Madrid. Edhe në këtë rast, kursehen 20 euro dhe ulet ndjeshëm koha e pritjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...