3 Shkurt 2017 - 19:50
Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe përkushtimin e Kosovës në proceset integruese euroatlantike.
“Kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin e madh në Kosovë gjatë këtyre viteve, duke veçuar zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese evropiane. Duke folur për prioritetet e mëtejme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Mustafa theksoi fokusimin në rritjen ekonomike, uljen e papunësisë, reformat evropiane si dhe avancimin e sistemit arsimor e shëndetësor”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kryeministrisë.
“Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit me SHBA-të dhe me vendet tjera mike të BE-së”, thuhet më tej aty.
Zëvendësdrejtori ekzekutiv, Damon Wilson dhe anëtarët e tjerë të Këshillit Atlantik, u interesuan për proceset në Kosovë, duke theksuar edhe qëndrimet e tyre për një varg çështjesh të rëndësishme që lidhen me avancimin e progresit, paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...