3 Shkurt 2017 - 19:12
Deri tash ky studim, përkundër vonesave për shkak të situatës në veri është kryer në rreth 70%.
Ky studim që pritet të përcaktojw të ardhmen e aseteve të këtij gjiganti metalurgjik pritet të shpaloset nga 13-17 prill, raporton KTV.
Mirëpo, punët që është dashur t’i kryejnë institucionet ende nuk i kanë përfunduar.
Pavarësisht luftës dhe ngutisë për të shpëtuar Trepçën nga likuidimi institucionet ende nuk e kanë regjistruar Trepçën si kompani me status të ri, pastaj nuk është bërë ende emërimi i bordit e disa punë të tjera.
Burime të KTV-së brenda qeverisë kanë bërë të ditur se janë vetë serbët ata që po shkaktojnë këto pengesa dhe se zgjidhja e tyre po shihet me involvimin e faktorit ndërkombëtar.
Në këtë ndërmarrje, menaxhmenti po pret që këto çështje të zgjidhjen sa më shpejtë.
KTV-ja gjithashtu merr vesh se sfidë e madhe për institucionet do të jenë mbetjet e krijuara vite më herët e të cilat duhet të eliminohen pasi ato vazhdojnë të jenë një burim i madh i ndotjes së ambientit dhe rrezikimit të banorëve nga sëmundjet e ndryshme.
Qeveria u ngut ta shpëtojë “Trepçën” nga... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...