Mustafa premton mosndërhyrje në punën e gazetarëve [video]

3 Shkurt 2017 - 19:10      

Kryeministri Isa Mustafa është zotuar se do të punojë për rritjen e transparencës dhe lehtësimit të punës së gazetarëve në një tryezë të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Mustafa ka theksuar se është shënuar përmirësim në kërkesat për qasje në dokumente zyrtare dhe ka theksuar nevojën për rishikimin e legjislacionit.

Kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, ka fajësuar politikën për gjendjen e mediave në vend dhe institucionet për nivelin e transparencës në procese si dialogu me Serbinë ose projekte miliardësh, si ai i autostradës me Shqipërinë.

Trendeve globale të cenimit të lirisë së medias, sipas përfaqësueses së BE-së në Kosovë, nuk i ka shpëtuar as Ballkani Perëndimor, derisa ka ngritur shqetësimin për mostrajtimin në kohë të rasteve nga prokuroria.


Mustafa premton mosndërhyrje në punën e... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...