Edhe BE kundër kryeprokurorit Llalla

3 Shkurt 2017 - 18:48      

Bashkimi Europian ka dalë kundër kryeprokurorit Adriatik Llalla në përplasjen verbale mes tij dhe ambasadorit amerikan, duke u vendosur përkrah Donald Lu.

“BE shpreh vlerësimin më të lartë për angazhimin diplomatik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe në veçanti të ambasadorit Donald Lu”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Në reagimin e misionit evropian thuhet se, BE dhe SHBA po bashkëpunojnë ngushtë për të mbështetur qytetarët shqiptarë për krijimin e një sistemi drejtësie tërësisht të pavarur, të përgjegjshëm, të paanshëm dhe profesional, përcjell Tch.

“Nisja e menjëhershme e operacionit të monitorimit ndërkombëtar, që nga java e ardhshme do të mbikëqyrë procesin e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një tjetër angazhim i përbashkët i BE dhe SHBA”, thuhet në deklaratë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...