Havolli i bindur se politikat ekonomike të Qeverisë reflektuan në normat e interesit

3 Shkurt 2017 - 18:03      

Ekonomisti Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka shkruar për normat e interesit një shifrore që nga janari 2015, teksa ka thënë se janë me trend te uljes së mëtejme.

Ish-punonjësi i Bankës Qendrore të Kosovës, ka thënë se normat e interesit përcaktohen nga shumë faktorë, ndër ta, kërkesa dhe oferta për kredi, siguria e kredimarrësve, instrumentet për realizim të kolateralit në rast të dështimit të pagesës, gjendja e përgjithshme ekonomike në vend, e shumë të tjera.

“Ndër të tjera, edhe politikat ekonomike të Qeverisë, kanë reflektuar edhe në sistemin bankar duke ndikuar edhe në uljen e normave të interesit. Në këtë kontekst, përveç stabilitetit makroekonomik, fiskal dhe financiar, themelimi i fondit për garantimin e kredive, falja e borxheve e shumë politika të tjera, kanë reflektuar në këtë ulje”, ka thënë Havolli, përcjell Koha.net. “Po ashtu, lëndët e raporteve huamarrëse në sistemin e drejtësisë kanë një procedim shumë më të shpejtë, dhe në interes të përgjithshëm të ekonomisë”, ka shtuar më tej ai.

Sipas Havollit, sot, fillimi i një biznesi është shumë më i lehtë kur merret parasysh kostoja e financimi, që dikur ka qenë barriera kryesore e raportuar nga bizneset.

“Po ashtu, në foton 2 shihet se edhe për sektorët prioritar si bujqësia, financimi është më i lirë. Politikat përkrahëse po ashtu kanë siguruar kontinuitet në financim”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...