Delegacionet në Bruksel: Kosova është e pavarur, Kosova është Serbi

3 Shkurt 2017 - 16:00      

"Përsërisin si papagaj, çdo pesë minuta, Kosova është e pavarur. Toma pastaj thotë se Kosova është Serbi, ata atëherë shtojnë se Kosova është e pavarur, pastaj ne themi se Kosova është Serbi”, ka thënë Aleksandar Vuçiq duke i ankuar se pala shqiptare e ka përkrahjen e Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçqi ka ftuar BE-në të thotë nëse e flet të vërtetën për bisedimet në Bruksel dhe ka theksuar se Serbisë më së paku i konvenon ngritja e tensioneve përreth Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetjen e portalit B92 nëse në tryezë ka qenë njohja e Kosovës, ka thënë se në Bruksel “rregullat po ndërrojnë çdo 15 minuta” dhe “se pala shqiptare ka përkrahjen e BE-së”.
"Kjo është si kur të luani ndeshje basketbolli në të cilën në çerekun e parë vlejnë rregullat e tri sekondave në reket, në të dytin vlejnë hapat e në të tretin nuk ka as penalti", ka thënë Vuçiq.
Ai ka thënë se para takimit me kryetarin e kryeministrin kosovar, ka marrë temat e bisedës, se ato i ka të ruajtura, dhe se temat, kur filloi takimi, u ndërruan.

"Dy kanë mbetur. Ne nisëm të bisedojmë për temat, por me argumente nuk mund të fitoni. Asociacioni i Komunave serbe po ngelet qe katër vjet, e ai është thelbi i Marrëveshjes së Brukselit, më e rëndësishmja e nënshkruar me shqiptarët. Për këto katër vjet askush nuk po shqetësohet. Na është thënë mjaft, nuk ka biseda për AKS. E ju në atë moment ndaleni dhe e shikoni qiellin e ata thonë, ejani ta zgjidhim çështjen e urës", thotë Vuçiq.

Ai ka shtua se Prishtina akuzon dhe fyen serbët gjatë negociatave, “shkel atë që është arritur para 15 minutash", si dhe "ndonjëherë i duhet të luajë me rregulla të huaja ".

"Ata nuk duan kurrfarë marrëveshjeje. Thonë e gjitha është propagandë serbe. Kur ua japim atë që e kërkojnë, ata thonë, kjo nuk vlen. Vetëm le të thonë çfarë kam gënjyer, unë nuk do të jem më ai që jam sot. Nuk jam i marrë, kjo Serbisë më së paku i konvenon, ekonomia po ecën drejt të mirës, dhe është e qartë se dikujt kjo i pëlqen", ka thënë Vuçiq.
Edhe pse nuk ka thënë se në kë mendon, ai ka shtuar se “disa kanë probleme” dhe se ato iu duhen”.
Ai ka theksuar se rrjedha e bisedave në Bruksel kryesisht po “sillet në qark”.

"Përsërisin si papagaj, çdo pesë minuta, Kosova është e pavarur. Toma pastaj thotë se Kosova është Serbi, ata atëherë shtojnë se Kosova është e pavarur, pastaj ne themi se Kosova është Serbi... Biseda ka pasur të bëjë me urën, edhe pse çdo gjë ka qenë në marrëveshjen e 8 dhjetorit. Dhunuesit nga Prishtina duan me dhunë të bëjnë diçka”, ka theksuar Vuçiq .

Kryeministri serb përsëriti se për katër vjet nuk është bërë asgjë për AKS-në dhe se aty “askush nuk ka panik”.
"Asgjë nuk ka, dhe as që ju ha palla. Nuk duhet nesër, nuk duhet ndonjëherë. Nëse atyre nuk iu pëlqen, duhet bërë diçka urgjentisht. Natyrisht, kur është pastaj provokator? Serbia. Rreth shtëpive tuaja ngrihen mure katër metra të lartë, hej. E po ju pengon muri 40 centimetra? Po na bëni kudo budallenj. Kjo shfrytëzohet si shkas për provokim incidentesh “, ka përfunduar Vuçiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...