Reforma e administratës publike, çelës për reformat tjera në Kosovë

3 Shkurt 2017 - 15:52      

Prishtinë, 3 shkurt - Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti sot ministren për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë, Mirela Harito.

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se Qeveria e ka përcaktuar reformën e administratës publike si prioritet vital për t’i shtyrë përpara edhe reformat ekonomike.

“Me hartimin dhe zbatimin e procedurave administrative transparente, të qarta dhe të thjeshta, si dhe ofrimi i shërbimeve në mënyrë efektive për qytetarët, e bën administratën publike të transformohet në një mekanizëm që është më afër qytetarit dhe pro zhvillimit të bizneseve”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi dhe ministrja Harito vlerësuan lartë nënshkrimin e planit të veprimit për zbatimin e marrëveshjes të arritur më parë për ngritjen e kapaciteteve në realizmin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Ky plan i detajuar do të shërbejë si udhërrëfyes për shkëmbimin e përvojave më të mira mes dy vendeve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...