Ministri Bajrami priti studentët garues në “Harvard Model United Nations”

3 Shkurt 2017 - 15:11      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot një grup të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në garën prestigjioze “Harvard Model United Nations”.

Pjesëmarrja e studentëve në këtë garë, e cila mbahet në Boston të ShBA-ve, për herë të tretë këtë vit mbështetet financiarisht nga MAShT.

Ministri Bajrami, me këtë rast, theksoi se kjo ngjarje tradicionale e Universitetit të Harvardit mbledhë për çdo vit më shumë se 1500 studentë nga e gjithë bota dhe theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyeshme që studentët tanë të tregojnë shkathtësitë e veta në negociim, në simulim, në të kuptuarit ë politikave ndërkombëtare.

“Për mua dhe për MAShT ka qenë një nder që kemi mundur t’i ndihmojmë këta studentë që ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës dhe të tregojnë se rinia kosovare, studentët e Kosovës, me asgjë nuk janë prapa kolegëve të tyre, sepse kanë krijuar një traditë të përfaqësimit dinjitoz”, tha Ministri dhe u shpreh i sigurt se këta studentë do të jenë përfaqësues të dinjitetshëm të Kosovës.
Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina”, z. Haxhi Gashi dhe u.d. i dekanit të Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini”, z. Bashkim Preteni, theksuan rëndësinë që këto dy universitete do të marrin pjesë në këtë garë prestigjioze dhe falënderuan ministrin Bajrami për mbështetjen.

Edhe studentja Albulena Uka theksoi rëndësinë që kanë mundësi të tilla për studentët, për punën dhe zhvillimin e tyre akademik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...