MD përkushtuar për avancimin e legjislacionit

3 Shkurt 2017 - 15:07      

Sot ka filluar punën Grupi punues për hartimin e dokumentit konceptual përmes të cilit do të shqyrtohen opsionet e suspendimit nga puna të zyrtarëve publikë me rastin e ngritjes së aktakuzës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ky aktivitet do të kontribuojë në zbatimin e ligjit dhe heqjen e pengesave formale për fuqizimin e sundimit të ligjit. Suspendimi nga puna i zyrtarëve publik më rastin e ngritjes së aktakuzës do të aplikohet për vepra të caktuara penale të cilat ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Përmes këtij procesi, Ministria e Drejtësisë shpreh përkushtimin që krahas përmbushjes së obligimeve të Agjendës evropiane të reformave dhe avancimin e legjislacionit, veprohet në pajtim me praktikat më të mira legjislative të Bashkimit Evropian. Kështu i mundësohet organeve të zbatimit të ligjit me theks të veçantë në gjykata dhe prokurori të shtetit të kenë mundësi që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë efikase, pa ndërhyrje dhe ndikim.
Grupi punues do të shqyrtoj modalitetet duke marrë parasysh praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian që përmes ndryshimeve eventuale të legjislacionit ekzistues apo hartimit të ligjit të ri, do të mundësohej që pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e zyrtarëve publikë, të njëjtit të suspendohen nga marrëdhënia e punës nga institucionet e Republikës së Kosovës, në rast të ngritjes së aktakuzës për vepra penale të cilat ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...