Stoltenberg: NATO do ta ndihmojë FSK-në brenda mandatit të vet

3 Shkurt 2017 - 14:42      

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur në konferencë për media se NATO do ta mbështesë FSK-në brenda mandatit aktual, raporton KTV.

“Stabiliteti i Ballkanit është me rëndësi kritike për NATO-n. Siguria në këtë rajon është i rëndësishme për stabilitetin. KFOR-i është misioni më i gjatë. Jemi të interesuar të forcojmë kapacitetet vendore dhe po ashtu do të mbështesim FSK-në në kuadër të misionit aktual”, është shprehur ai.

Stoltenberg në tutje ka thënë se marrëveshjet e arritura me Serbinë duhet të jetësohen, sepse kjo është e vetmja zgjidhje në procesin e normalizimit.

“Është jetësore që marrëveshjet e arritura të jetësohen. Duhet të vazhdojmë me procesin e normalizimit sepse kjo është e vetmja zgjidhje. NATO e ka forcën e KFOR-it që të bëjmë ruajtjen e paqes këtu. Policia është forca e parë, pastaj EULEX-i dhe pastaj KFOR-i që të ruajnë sigurinë e vendit, dhe ne do të veprojmë gjithmonë aq sa është e domosdoshme për të ruajtur paqen”, ka thënë Stoltenberg.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...