Foto: Koha

Mustafa: Kemi nevojë për ndihmën e NATO-s për shndërrimin e FSK-së në ushtri

3 Shkurt 2017 - 14:30      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Kosova ka nevojë për ndihmën e NATO-s që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në ushtri.

“Kosova do të ketë mundësi që të përfitoj nga NATO si në komunikim ashtu edhe përmes përfshirjes së FSK-së në ushtrimet e NATO-s. Shpreha nevojën që të kemi mbështetje edhe për transformimin e FSK-së në ushtri. Ne kemi biseduar me popullatën jo shumicë në Kosovë”, është shprehur Mustafa, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se popullata serbe në Kosovë është e sigurt dhe askush nuk ka pse shqetësohet për këtë.

“Kemi pasur provokime sistematike kohëve të fundit por jemi marrë vesh në Bruksel që këto t’i tejkalojmë. Ju garantoj se popullata serbe është plotësisht e sigurt në Kosovë, dhe askush nuk ka nevojë që të shqetësohet”, është shprehur ai.

Mustafa ka thënë se institucionet po punojnë edhe në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa po bëhet përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me të gjitha vendet e rajonit.

“Ne po bëjmë përpjekje që të normalizojmë marrëdhëniet me të gjitha vendet e rajonit. Me Malin e Zi kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Ndërsa kemi bërë punë të rëndësishme edhe në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe kemi të arritura më të mira në këtë aspekt. Kemi ndal tërësisht fluksin e njerëzve tanë në fronte të ndryshme”, është shprehur Mustafa. .
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...