“Nikoliq i ka thënë Thaçit: Ti je kriminel”!

3 Shkurt 2017 - 13:01      

Kryetari i Serbisë i Tomislav Nikoliq gjoja i paska rënë kokallë në vesh presidentit ë Kosovës Hashim Thaçi gjatë negociatave në Bruksel më 24 janar!

Kështu të paktën shkruan portali serb “kurir” i parapaguar me shkrime kundër Kosovës dhe kundër shqiptarëve, transmeton Koha.net.

Sipas burimeve që thotë t’i ketë ky portal, Nikoliq i ka thënë Thaçit se është kriminel lufte dhe se për këtë shkak ai duhet të përgjigjet.

“Edhe para fillimit të takimit ka pasur relativisht tensione Për këtë arsye, edhe pas bisedimeve fotografia u bë ashtu si u bë, në njërën anë Thaçi, Isa Mustafa dhe Federica Mogherini e ndaras nga ta Vuçiq e NIkoliq”, citohet të ketë thënë burimi .
Edhe vetë Nikoliq për këtë portal ka konfirmuar që Thaçit t’i ketë thënë të jetë kriminel:
“Nuk munda ta hesht këtë, i thashë të jetë akuzuar për krime lufte dhe për këtë duhet të përgjigjet. E kam pyetur nëse një njeri i tillë ka legjitimitet të bisedojë. Nuk kam bërë asnjë skandal sepse me të shtrëngova duart kur hymë në sallën e takimeve”, tha Tomislav Nikoliq.

Natyrisht Kurir nuk përmend se vetë Nikoliq ka qenë luftënxitës i të gjithë luftërave në të gjitha viset e ish – Jugosllavisë e edhe në Kosovë. E as deklaratën e tij të fundit se edhe tash është i gatshëm të luftojë, bashkë me të bijtë, për Kosovën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...