3 Shkurt 2017 - 11:53
Në tryezën e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës , kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e qeverisë që të mos ndërhyjnë në punën e gazetarëve, raporton KTV.
Megjithatë, kryeredaktori i “Kohës Ditore” Agron Bajrami, pikërisht ndërhyrjes dhe kontrollin që politika ushtron në media të caktuara, e ka paraqitur si problemin kryesor me të cilin ballafaqohen mediat, duke mos e përjashtuar as mediumin publik.
Gjithashtu, Bajrami kritik ka qenë edhe lidhur me transparencën në procese të rëndësishme, si ai i dialogut me Serbinë, që për 6 vite është karakterizuar me mbyllje ndaj mediave.
Në tryezën ku janë diskutuar të gjeturat e raportit “Niveli i lirisë së mediave dhe siguria e gazetarëve", kanë munguar përfaqësues të gjyqësorit e prokurorisë, megjithëse kishin paralajmëruar prezencën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...