Rama nderon kontributin e humanistit Anton Çetta në pajtimin e gjaqeve

3 Shkurt 2017 - 11:41      

Tiranë, 3 shkurt - Kryeministri Edi Rama, përmes rubrikës AMARCORD, nderoi të enjten kontributin e humanistit Anton Çetta për pajtimin e gjaqeve.

“Djemtë dhe vajzat kosovare që kanë lindur si sot 27 vjet më parë dhe që jetojnë në paqe mes vendit e me dëshirën për të jetuar jetën dhe dashurinë në atdheun e tyre, ia detyrojnë ogurin e mirë veprimit historik që ndërmori më 2 shkurt 1990, humanisti dhe rilindasi i kohëve moderne, Anton Çetta, për pajtimin e gjaqeve”, shkruan Rama.

Njohës i thellë i dokeve shqiptare, përfshirë edhe atyre më të rrepta, me një shpirt të gatuar në uzdajen e përparimit të kombit nëpërmjet paqtimit dhe përbashkimit, sipas Ramës, “ky intelektual i sofistikuar, bashkudhëtar shpirtëror i Ibrahim Rugovës, u kthye në një gur themeltar në rrugën e ndërgjegjes shoqërore të shqiptarëve”.

“As vepra dhe as kujtimi i tij nuk duhet të harrohen, sidomos nga brezi qe lindi ditën që gjaqet reshtën së qeni një fatalitet dhe një dasi e përhershme”, shkruan Rama.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...