Deklaratat e Thaçit për luftë shqetësuan qytetarët, thotë deputeti i Nismës

2 Shkurt 2017 - 23:51      

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka shprehur bindjen se kur deklaratat për luftë, për aneksim të një pjese të vendit, e të tjera si këto vijnë nga i pari i vendit, janë vërtetë shqetësuese për qytetarët.

“Kur deklaron presidenti i një vendi një gjë të tillë atëherë kjo do të nënkuptonte se ai ka informata për një gjë të tillë. Thaçi duhet të tregojë se nga i ka ato informata”, ka thënë Shala në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka shprehur bindjen se as Kosova e as Serbia nuk janë shtete që e duan konfliktin.
“Edhe Serbia po i vuan pasojat. E ne mund të krenohemi vetëm me liri, por kemi pasur humbje të mëdha. Por a ka rrezik? Ka rrezik. Nëse vazhdon kështu një dialog i ngathtë me Serbinë është rrezik”, ka thënë Shala.

Në anën tjetër ka thënë forcat e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë janë garanci e mirë që nuk do të ketë një eskalim të situatës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...