3 Shkurt 2017 - 06:32
Kushti ka qenë futja e kompanisë serbe MTS d.o.o. për të operuar në Kosovë, deri në zgjedhjen e operatorit të tretë. Sipas drejtorit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, edhe operatori serb do ta përdorë kodin telefonik +383, shkruan sot Koha Ditore.
“Edhe operatori i ri që do të vijë në Kosovë nga Serbia, MTS d.o.o do ta përdorë kodin telefonik +383, si edhe të gjithë të tjerët”, ka thënë drejtori i rregullatorit.
Kompania serbe e telefonisë fikse dhe mobile MTS, antenat për funksionim të saj do t’i vendosë në 30 lokacione të territorit të Kosovës, kryesisht në zonat e banuara me serbë.
Po ashtu kjo kompani do t’i ketë në dispozicion 60 mijë numra. Licenca për operim i është dhënë nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
Dhënia e licencës operatorit serb është bërë menjëherë pasi Kosova ka marrë kodin shtetëror +383. (Më shumë detaje, sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...