RTS raporton për patrullime të shpeshtuara të Njësisë Speciale në “mjediset serbe” të Kosovës

2 Shkurt 2017 - 22:01      

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, gjatë ditëve të fundit po bëjnë patrullime të shpeshta në mjediset serbe në jug të Mitrovicës, raporton transmetuesi publik televiziv i Serbisë, RTS, përcjell Koha.net.

Ky medium shtetëror raporton sikur “ata serbë që kanë mbetur në Hoçën e Madhe të Rahovecit i kanë thënë RTS-së se patrulla të Policisë Speciale (të Kosovës) janë të pranishme në vendet e tyre në orët e vona të natës”.

Prania e Policisë Speciale brengos serbët, të cilët thonë se në mjediset e tyre nuk janë parë shpesh aq shumë policë, njofton korrespondenti i RTS-së.

Në Hoçë të Madhe, Rahovec, Gorazhdec, në orët e mbrëmjes patrullojnë nga pesëmbëdhjetë policë specialë, të cilët vijnë me xhipa dhe automjete speciale policore.

Në Gorazhdec kontrollojnë kalimtarët, ndërsa në Hoçë të Madhe e Rahovec nuk ndërhyjnë. Vendasve u kanë thënë se po patrullojnë në kuadër të aktiviteteve të shtuara. Patrullat e Policisë Speciale janë vënë re edhe në qytetin e Graçanicës, raporton RTS. Ky medium nuk sqaron se për çfarë aktivitetesh të shtuara bëhet fjalë.

Policia në Kosovë nuk ka raportuar për ndonjë aktivitet të shtuar policor në mjediset serbe, pra as për shtim të patrullimeve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...