Osmani, Abdixhiku dhe Pallaska në “Alternativa”?

2 Shkurt 2017 - 21:08      

“Alternativa” do të ndërtohet nga baza. Fillimisht do krijohen degët. Këtë për Rubikon të KTV-së e theksoi Ilir Deda, bashkëthemelues i “Alternativa”.

Në krah të saj, Mimoza Kusari Lila foli rreth mundësisë së bashkimit të Vjosa Osmanit.

“Ideja e Vjosës ka qenë reformimi i LDK-së nga brenda. Gjithmonë i ka dyert e hapura në “Alternativa”, ka thënë ajo.

Ndërsa, për mundësinë se drejtori i institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku do të jetë brenda këtij subjekti, ajo theksoi se ai nuk ishte i gatshëm të ishte pjesë e “Alternativa”.

Njëjtë thotë ajo edhe për avokatin Dastid Pallaskën.

Ndërsa, Deda thotë se do të kishte shumë dëshirë që Osmani të ishte krahas tyre sonte.

“Nëse sonte nuk është nuk do të thotë se nuk do të jetë nesër”, përfundoi Deda

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...