2 Shkurt 2017 - 20:58
Ajo tha brenda këtij subjekti nuk ka rëndësi hierarkia.
Kusari Lila po punon për një subjekt i cili do të funksionojë me apo pa të brenda saj.
“Personalisht jam e angazhuar e cila me apo pa Mimoza Kusarin do të funksionojë, me apo pa Ilir Dedën do të funksionojë. Hierarkia bëhet kur hyjmë në një proces zgjedhor, e jo me u ulë ne e m’i nda postet. Nuk ka demokraci të mirëfilltë nëse unë e Ilir Deda, ulemi në tavolinë e i ndajmë postet”, ka thënë ajo.
“As Mimoza e as unë nuk e kemi ndërmend me qenë numër një në ‘Alternativa’. Kur kemi filluar diskutimet, dhe e shohim në Kuvend Vjosa Osmanin e cila është numri 2 në LDK është e izoluar brenda partisë së saj”, ka thënë Deda.
Kjo sipas tij vjen pasi kryeministrit Mustafa nuk i pëlqen qëndrimi i Osmanit.
“Gjysma e ‘Alternativa’ pas zgjedhjeve do të bëhet sipas votave të qytetarit. Gjysma tjetër vjen brenda zgjedhjeve të brendshme të partisë”, ka thënë Deda.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...