2 Shkurt 2017 - 20:47
“Kanë ndërruar partitë”, thotë Deda.
Në “Rubikon” të KTV-së, Deda thotë se turpërohet për gjendjen në të cilin është vendi kur tashmë kanë kaluar 20 vite nga liria.
“Neve sot na vjen turp në çfarë pozite është Kosova. Kanë kaluar gati 20 vjet prej kur është liruar Kosova”, ka thënë Deda.
Ai theksoi se nuk do të lejojë që njerëzit siç thotë ai “zhvatës” ta bëjnë që ta lënë shtetin e ta sheh Kosovën tek shkatërrohet nga jashtë.
Ka thënë se ai dhe Mimoza Kusari – Lila, nga Vetëvendosje përkatësisht AKR-ja nuk kanë dalë pse nuk kanë pasur autoritet.
“Na nuk jemi dal ku s’kemi pas autoritet. Kemi mbërri në një pikë kur brenda asaj ombrella politike nuk ke pas gjuhë të përbashkët me ata njerëz. Ka shumë njerëz që bëjnë kështu”, ka thënë Deda.
Ai propozon që edhe të tjerët, të tillë, pa gjuhë të përbashkët brenda partisë së tyre, duhet të veprojnë njëjtë si ai dhe të tjerët që i janë bashkuar “Alternativa”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...