Kusari–Lila tregon pse u themelua “Alternativa”

2 Shkurt 2017 - 20:32      

Përvoja e tyre në politikë ka bërë që të kuptojnë nevojën e qytetarëve për krijimin e një subjekti të ri e nevoja për të adresuar problemet e qytetarëve aty ku duhet ka ndikuar në themelimin e subjektit më të ri politik “Alternativa”, sipas një nga themeluesve, kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila.

“Këtë vit jemi 18 vite pas luftës dhe ne ende nuk e kemi të formuar shtetësinë e Republikës së Kosovës. Tash pas 18 viteve nuk ka qenë asnjëherë më i humbur besimi ndaj institucioneve të Kosovës. Kosovarët meritojnë të kenë shtetin ku duan të rrinë në të e jo si të ikin nga ai”, ka thënë Kusari Lila, në Rubikon të KTV-së.

“Alternativa” vjen si mungesë e një qeverisjeje e cila përfshin njerëz që bazën etike e morale e kanë prioritet, thotë Kusari Lila.

“Një mungesë e udhëheqjes e cila i merr dhe i përkthen ato në një qeverisje të përbashkët. Sot e kemi një qeverisje e cila nuk është e hapur dhe nuk përfshin njerëz që kanë bazën etike dhe morale të parën”, theksoi Kusari Lila.

Sipas saj, ideja nuk është veçse një parti tjetër politike në listë.

“Nuk është ideja ta shtojmë një parti politike, ideja është që të krijojmë një vlerë politike, një udhëheqësi politike me njerëzit dhe për njerëzit”, ka thënë ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...