47 profesorë e studiues po pretendojnë se ASHAK-u po vazhdon korrupsionin akademik [video]

2 Shkurt 2017 - 20:42      

Studiues, profesorë e shumë intelektualë përmes një letre drejtuar Kuvendit të Kosovës i shfaqën shqetësimet e tyre me shpërdorimet të cilat po konsiderojnë se po bëhen tash e disa vite në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Përmes një letre, ku u nënshkruan rreth 47 profesorë e studiues të gjuhës, po pretendojnë se Akademia po vazhdon korrupsionin akademik, duke ia ruajtur vetes fytyrën politike dhe partiake, duke përqafuar konfliktin e interesit dhe duke pranuar kandidatë të padenjë për këto pozita, raporton KTV.

Njëri nga nënshkruesit e kësaj letre, profesori i gjuhës shqipe Agim Vinca, thotë se kjo akademi ka kohë që është uzurpuar nga analfabetët.

Shpërdorimet e shumta të bëra për vite në tëra në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës zor se do të mund të evitohen, thotë edhe njëri ndër nënshkruesit e kësaj letre.

Për të gjitha këto pretendime, KTV-ja ka tentuar të marrë një qëndrim nga kryetari i ASHAK-ut Hivzi Islami, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

KTV ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga ana e kryetarit të Komisionit të Arsimit në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasanit, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...