2 Shkurt 2017 - 19:28
Universiteti i Prishtinës për këtë vit radhitet në vendin e 3 mijë e 790-të, 88 vende më lart se vitin e kaluar.
Rektori Marjan Dema thotë se kanë filluar shkëndijat e para, të cilat tregojnë se Universiteti i Prishtinës po avancohet dhe po vërehet puna e madhe që sipas tij është bërë.
Por, të kënaqur me këtë pozitë nuk janë njohësit e arsimit. Sipas tyre, nuk çon peshë të madhe kjo shifër që shënon ngritje për UP-në, pasi edhe cilësia duhet të jetë pjesë e pandashme e tij.
Dukagjin Pupovci ndër të tjera shpjegon se 50% e pikëve vijnë nga numri i vegzave që i janë dhënë UP-së jashtë domenit të tij. Universiteti i Prishtinës vazhdon të jetë larg universiteteve kryesore publike të vendeve të rajonit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...