Ligji për Investimet Strategjike s’po shihet si shkop magjik për të sjellë investime [video]

2 Shkurt 2017 - 19:22      

Ligji për Investimet Strategjike nuk po shihet si shkopi magjik që do të mund të bindë investitorët e jashtëm për të sjellë investimet e veta në Kosovë.

Mungesa e rendit dhe ligjit dhe problemet me furnizim me energji janë problemet e identifikuara tashmë që po pengojnë shtetin të shndërrohet në zonë atraktive investimi.

Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se për të mos mbetur ligji vetëm si dekor nëpër sirtarë, duhet angazhim serioz në përmirësimin e rendit dhe ligjit.

Drejtues të Këshillit të Investitorëve Evropianë kërkojnë nga qeveria që çdo proces ta bëjë sa më transparent.

Për shkak të problemeve të shumta politike, vitin e kaluar Kosova ka pasur 100 milionë euro më pak investime se më 2015.


Ligji për Investimet Strategjike s’po shihet si... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...