2 Shkurt 2017 - 19:16
Rama, që në Kosovë është për vizitë zyrtare, ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.
Kryeministri Mustafa, sipas komunikatës për media nga zyra e tij, e ka njoftuar Ramën për përkushtimin e qeverisë për zgjerimin e shkëmbimeve dhe raporteve ndërmjet dy vendeve.
Paraprakisht, Rama gjatë ditës qëndroi në selinë e AAK-së, kryetari i së cilës, në bazë të një fletarrestimi serb të 2004-ës, po mbahet me kusht në Francë.
Këtë ndalim, Rama e quajti të tepërt, duke uruar që fundi të jetë ashtu siç e kërkon e drejta.
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, tha se Rama ka nderuar jo vetëm Haradinajn, por të gjithë patriotët shqiptarë dhe qytetarët e Kosovës.
Rama ka takuar edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas takimit me të cilin tha se kanë diskutuar për të gjitha çështjet e fundit aktuale në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...