2 Shkurt 2017 - 19:12
Menjëherë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka ftuar në një takim urgjent kryetarët e komunave veriore të Kosovës.
Takimi mes tyre ka nisur rreth orës 17 pasdite në Rashkë, raportojnë mediat serbe. Gjatë një pauze të shkurtër, Vuçiq ka thënë se serbët kanë pranuar gjithçka që u është propozuar, por situata sa iu përket negociatave në Bruksel ka arritur në një pikë me ç’rast nuk do të pranojnë më.
Sipas tij, pala kosovare vazhdimisht ka ndryshuar propozimet e tyre.
“Brenda katër orësh dikush katër herë ndryshonte propozimet pas pajtimit tonë” tha Vuçiq.
“Kemi bërë shumë kompromise që të ruajmë paqen për Serbinë dhe qytetarët e saj, si dhe qytetarët në Kosovë. Me 8 dhjetor arritëm marrëveshje rreth urës mbi Ibër e ndërkohë delegacioni kosovar ka njoftuar se nuk është e autorizuar që të arrijnë marrëveshje të atilla dhe u tërhoqën. Sidoqoftë për asociacionin e komunave serbe nuk patëm mundësi as të flasim” ka thënë Vuçiq.
Në këtë takim me dyer të mbyllura me kryeministrin serb kanë shkuar edhe ministri i Mbrojtjes dhe ai i Punëve të Brendshme si dhe gjenerali i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe.
Më herët mediat serbe kanë raportuar se ka shqetësime në veri ngase Prishtina nuk do të heq heqë dorë nga ideja e sulmit të serbëve atje.
Kryetari i Mitrovicës veriore Goran Rakiq ka thënë se BE-ja po anon dukshëm në anën shqiptare. Sipas tij, qytetarët serbë në veri janë të shqetësuar për jetët e tyre.
Mediat serbe po ashtu kanë raportuar se xhandarmëria është në gjendje gatishmërie në zonën tokësore të sigurisë në Bujanoc.
Një ditë pas përfundimit të takimit të dytë në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar për gjuhën e palës serbe. Në një deklaratë për media, Thaçi ka thënë se është i zhgënjyer dhe i shqetësuar me fushatën propagandistike të Serbisë, e cila sipas tij, vazhdon të ndjell frikë dhe urrejtje ndëretnike tek komuniteti serb që jeton në pjesën veriore të Kosovës.
“Përsëri e ftoj Serbinë që të heq dorë nga praktikat e tilla të cilat nuk i shërbejnë në asnjë formë procesit të pajtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.
Presidenti i Kosovës, ka thënë se e siguron komunitetin serb që jeton në Kosovë se asnjë e keqe kurrë nuk do t’iu ndodhë atyre nga ana e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës.
Thaçi thotë se BE-ja dhe NATO-ja duhet t’ia tërheqin vërejtjen Serbisë që të përmbahet nga skenari për të nxitur një konflikt të ri në Kosovë dhe rajon.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...