2 Shkurt 2017 - 18:57
Kjo Marrëveshje u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe drejtori i Përgjithshëm i OLAF-it, Giovanni Kessler, bwhet e ditur pwrmes njw komunikate pwr media.
Kjo Marrëveshje do ta ngritë në nivel zyrtar bashkëpunimin në mes të Policisë së Kosovës dhe OLAF-it si Instrument i BE-së.
“Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke avancuar bashkëpunimin me mekanizmat ndërkombëtar fal profesionalizmit, besueshmërisë dhe përkushtimit për të kontribuar në luftimin e të gjitha formave të krimit”, thuhet nw komunikatw, transmeton Koha.net.
Gjithashtu sot drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Shpend Maxhuni zhvilloi takim edhe me përfaqësuesin Special të INTERPOL-it në BE, Pierre St. Hilaire me të cilin biseduan aspektet e ndryshme të sigurisë në rajon dhe Evropë me theks të veçantë luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe atij transnacional.
Gjatë këtij takimi Maxhuni njoftoi përfaqësuesin special me të arriturat e Policisë së Kosovës, me ngritjen e kapaciteteve dhe plotësimin e kritereve për anëtarësim në Interpol. Me këtë rast u kërkua edhe mbështetja nga ana e zyrës së tij për anëtarësim sa më të shpejtë të Policisë së Kosovës në këtë Organizatë Ndërkombëtare të Sigurisë.
Më tutje thuhet se Hilaire çmoi lartë angazhimet dhe sukseset e Policisë së Kosovës në të gjitha aspektet e sigurisë me theks të veçantë angazhimet dhe sukseset në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...