Edhe Gjeorgjia pa viza, Kosova mbetet në geto

2 Shkurt 2017 - 18:07      

Parlamenti Evropian miratoi me shumicë dërrmuese liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë, duke u hapur rrugën qytetarëve të këtij vendi të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen të Bashkimit Evropian.

Deputetët evropianë mbështetën masën me 533 vota për, 66 kundër dhe 28 abstenime.

Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, në ditët në vijim, duhet të votojnë edhe një mekanizëm që lejon pezullimin e regjimit pa viza në rrethana të caktuara.

Gjeorgjianët pritet të udhëtojnë pa viza nga fundi i marsit ose fillimi i prillit, thonë diplomatët.

Gjeorgjia është përballur me përpjekje të vazhdueshme të Rusisë për të rritur ndikimin e saj, prejse dy republikat ish-sovjetike kanë zhvilluar një luftë pesëditëshe në vitin 2008.

Kosova ende nuk ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave, atë për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi dhe rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...