MTI e CiviKos lidhin memorandum

2 Shkurt 2017 - 17:45      

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe drejtoresha ekzekutive në Platformën CiviKos, Valdete Idrizi, nënshkruan sot marrëveshjen për bashkëpunim

Kjo marrëveshje ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit në mes Ministrisë së Tregtisë dhe platformës CiviKos, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë procedurat e prokurimit publik, mbrojtës se konsumatorëve si dhe infrastrukturës së cilësisë.

Ministrja Bajrami theksoi se kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe hap rrugën që MTI të mundësojë përfshirjen e shoqërisë civile në zhvillimin e legjislacionit brenda fushëveprimit të MTI-së, monitorimin e zbatimit të legjislacionit, që ndërlidhet me vëzhgimin e procedurave të prokurimit, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, si dhe infrastrukturën e cilësisë,duke siguruar transparencë të plotë gjatë gjithë procesit si dhe llogaridhënie me rastin e zbatimit të përgjegjësive ligjore që bien në kompetencë të MTI-së. Më tej, ministrja theksoi se përfshirja e shoqërisë civile në monitorimin e aktiviteteve të lartpërmendura është e rëndësishme për të siguruar qeverisje të mirë dhe ofrim të shërbimeve efektive dhe të qëndrueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, Valdete Idrizi, drejtoreshë ekzekutive në Platformën CiviKos, theksoi se “Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një kontribut direkt i zbatimit të Strategjisë së bashkëpunimit në mes të institucioneve të administratës shtetërore në njërën anë dhe shoqërisë civile në anën tjetër”, tha drejtoresha Idrizi.

Po ashtu, Idrizi theksoi se me vite sektori i shoqërisë civile ka qenë i zëshëm në kërkimin e transparencës.
“Ne jemi të interesuar të avancojmë bashkëpunimin me institucionet në mënyrë që të rrisim edhe besimin e qytetarëve te institucionet publike”, theksoi ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...