ATK me shërbim të ri elektronik

2 Shkurt 2017 - 17:33      

Administrata Tatimore e Kosovës, ka publikuar versionin e ri të Sistemit Elektronik – EDI, i cili ofron edhe shërbimin – deklarimi i Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes.

“Shërbimi i ri elektronik për deklarimin e Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit, të cilët janë të obliguar të kryejnë këtë detyrim tatimor”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas njoftimit, obligues për të deklaruar Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes, janë të gjithë tatimpaguesit të cilët janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Libri i Blerjes dhe Libri i Shitjes, duhet të plotësohen dhe të deklarohen në baza mujore nga data 01 deri me 20 të muajit vijues, pra librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata e TVSH-së.

Sa i përket plotësimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, referojuni udhëzuesve përkatës të publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org te linku Shërbime Elektronike – Libri i Blerjes dhe i Shitjes.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...