2 Shkurt 2017 - 17:17
“Le që ai dhe Qeveria e tij, sajojnë e trillojnë akuza kundër figurave qendrore politike në Kosovë, në kohën kur i bëjnë 100 marifete për të asgjësuar dëshmitë e krimeve të politikanëve serbë kundër shqiptarëve, por i japin të drejt vetës që të bëjnë shpifjet më ordinere për Kosovën dhe për AAK-në, si parti politike”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Më tutje AAK thotë se, “ia kujtojmë kryeministrit të Serbisë se AAK-ja është parti politike e regjistruar në Kosovë e jo në Serbi dhe nëse ajo është parti nacionaliste apo jo, e vlerëson elektorati i Kosovës dhe jo ai e njerëzit e tij”.
AAK thotë se Vuçiqi duhet të hetojë 110 zyrtarët serbë që asgjësuan dëshmitë për krime lufte në Kosovë.
“Kosova poashtu është shtet i pavarur dhe nuk e ka ndërmend ta pyes Aleksandër Vuçiqin, se kur dhe si do ta pres kryeministrin e një shteti sovran, siç është edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Vuçiq është mirë t'i hetojë 110 zyrtarët serbë se si i asgjësuan dëshmitë për krime lufte në Kosovë, e të mos merret me AAK-në e me Kosovën, sepse shpija ka zot”, thuhet në komunikatë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...