2 Shkurt 2017 - 17:01
Më tutje thuhet se të gjitha këto aktivitete janë duke u realizuar sipas orareve të rregullta të angazhimit policor, transmeton Koha.net.
“Referuar shkrimeve apo publikimeve nga disa mediume të Serbisë, ku sipas informacioneve që posedojmë janë në qarkullim spekulime tendencioze gjoja se Policia e Kosovës ka shtuar prezencën dhe aktivitetet e veta nëpër lokacione të caktuara, ku si rrjedhojë në orët e pasdites erdhi deri te grumbullimi i rreth 200 personave në rrugën” Mbreti Petër” në Mitrovicë. Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik Policia e Kosovës sipas vlerësimeve dhe informacioneve aktuale konstaton se gjendja e sigurisë në përgjithësi është stabile dhe në suaza të parametrave të qëndrueshëm, përderisa nuk ka nevojë për shqetësime të çfarëdo natyre që mund të rrjedhin nga spekulime të ndryshme qoftë mediatike apo të tjera”, thotë PK.
Policia e Kosovë inkurajon të gjithë qytetarët që t’iu referohen informacioneve zyrtare dhe të mos bien pre e çfarëdo dezinformate që mund të plasohet nga qarqe dhe për qëllime tjera destruktive.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...