2 Shkurt 2017 - 16:40
Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha akuzohen për kryerjen e veprës penale të terrorizmit, që lidhet me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës vitin e kaluar.
Në seancën e parë të mbajtur më 25 janar të këtij viti, mbrojtja e të akuzuarve nuk i kishte dhënë hapësirë as të lexojë aktakuzën prokurorit Abdurrahim Islami, sepse ka kërkuar përjashtimin e tij dhe krejt Prokurorisë Speciale nga rasti. Kërkesa është bërë me arsyetimin se kjo është ndjekje politike, fjalor i cili është kritikuar nga kryetari i turpit gjykues.
Se prokurori nuk ka ngritur një aktakuzë politike e ka arsyetuar me faktin se nuk ka përmendur askund fjalën Vetëvendosje.
Kjo ishte hera e parë në praktikën gjyqësore që bëhet një kërkesë e tillë, marrë parasysh që Prokuroria Speciale është kompetente për ndjekje penale të veprave të caktuara, siç është ajo e terrorizmit.
Kërkesa që pos prokurorit Abdurrahim Islami, të përjashtohet nga ndjekja edhe krejt Prokuroria Speciale, është bërë nga mbrojtja e Atdhe Arifit.
Arsyetimi është se komplet Prokuroria Speciale është e instrumentalizuar nga politika. Më shumë detaje mund të lexoni në numrin e nesërm të Kohës Ditore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...