UNDP në mbështetje të Prokurorit të Shtetit

2 Shkurt 2017 - 15:58      

Prishtinë, 2 shkurt - Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka pritur sot një delegacion të UNDP në Kosovë, të përbërë nga Alessandra Roccasalvo, zevendës përfaqësuese e përhershme, Virgjina Dumnica, menaxhere e portfolios së sundimit të ligjit, Shqipe Neziri Vela, menaxhere e projektit kundër korrupsion, dhe Mato Meyer, këshilltar në projektin kundër korrupsion.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi dhe përfaqësuesit e UNDP-së kanë biseduar lidhur me mbështetjen e UNDP-së në luftën kundër korrupsionit, përkatësisht mbështetjen për Prokurorin e Shtetit në luftën e tij kundër veprave të korrupsionit të nivelit të lartë, thuhet në njoftim.

Në këtë takim ata u pajtuan që të bashkëpunojnë në zhvillimin e kapaciteteve të prokurorëve për specializim në lëndët kundër korrupsionit, për hetimin e krimeve financiare dhe zhvillimin e aftësive të prokurorëve nga fusha e kontabilitetit për hetimin e krimeve financiare.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimin e bazës së të dhënave për Prokurorin e Shtetit, si dhe lidhur me raportimin e Mekanizmit përcjellës për harmonizimin e statistikave për veprat penale karakteristike.

Gjithashtu, rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe mbështetjes së UNDP-së në hartimin e strategjisë së komunikimit me publikun.

Kryeprokurori Lumezi, tha se bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë shumë i mirë dhe ka konfirmuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit me UNDP-në në Kosovë në luftën kundër korrupsionit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...