Apeli lë në fuqi masën e paraburgimit për 10 të dyshuar për terrorizëm

2 Shkurt 2017 - 15:25      

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit ndaj dhjetë të dyshuar për vepra penale të ndërlidhura me terrorizëm.

Prishtinë, 2 shkurt - Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masave të sigurisë ndaj një grupi të te dyshuarve për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë se Republikës së Kosovës, ose vepra penale të ndërlidhura me terrorizëm.

Departamenti i Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 15.01.2017, sipas të cilit paraburgimi prej një muaji, u është caktuar të pandehurve B.B,V.I., L.M.,K.P., Xh.T., L.S.,F.G.,L.G.,A.A. dhe A.Sh., ndërsa arrestit shtëpiak, të pandehurit L.V.

Sipas të njëjtit aktvendim masa e paraqitjes në stacion policor u është caktuar edhe 6 të dyshuarve tjerë të këtij rasti: L.M.,B.P.,B.I.,H.R.A.K. dhe M.Sh.

Gjykata e Apelit e Kosovës ka gjetur se pretendimet e bëra në ankesë nuk qëndrojnë, sepse nga shkresat e lëndës respektivisht nga provat e mbledhura gjer me tani sikurse janë deklaratat e të pandehurve të dhëna në polici, mjetet e sekuestruara (armë zjarri, sasi eksplozivi, municion, rroba ushtarake, dylbi, pajisje elektronike, dokumente etj.), rezulton se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë, kur të pandehurve ua ka caktuar masat e lartë-cekura. Kjo ngase në këtë mënyrë përmbushen arsyet ligjore që dalin nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, për caktimin e tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...