Degjeneron seanca plenare, deputetët e PD “rrethojnë” Tahirin në foltoren e Kuvendit

2 Shkurt 2017 - 14:57      

Tiranë, 2 shkurt - Tensione, tone të ashpra, ngritje zëri gjatë kohës që në foltoren e Kuvendit fliste ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Teksa Tahiri fliste për reformën në drejtësi, ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli që është ngritur të flasë nga vendi, ndërsa dukej që ngrinte zërin dhe bënte gjeste me dorë.

Ka mjaftuar deklarata e Tahirit, që gjysma e sallës së Parlamentit nuk e do reformën në drejtësi (duke e pasur fjalën për PD¬në), dhe bën çdo gjë për të mbrojtur, sipas tij, prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, që deputetët Jozefina Topalli, Paloka e të tjerët me radhë të kërkojnë shtyrjen e seancës dhe e rrethuan Tahirin në foltore, transmeton Standard.

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të sigurisë të Kuvendit për të mbajtur situatën nën kontroll.

Tahiri-Berishës: Bëmë baba të të ngjaj. Thuaj atij djalit të shkojë në komision të përgjigjet çfarë ka bërë nën lëkurën tënde, shko vetë atje jep llogari lër edhe tët bir të japë llogari. Kjo është Shqipëria që nuk duan shqiptarët. Jashtë kësaj salle ka shqiptarë normalë që presin të dëgjojnë zgjidhjen reale.

Këtu ka disa që i zë goja lesh me akuza dhe fyerje, shkoni në prokurori tregoni që jeni ithtarë të shtetit ligjor, nëse doni realisht të ndërtoni një Shqipëri më të mirë dhe keni pretendime për mua, Ramën, Ditmirin, Benin, tjetrin e tjetrin shkoni në Prokurori. Ka gjyqtarë të emëruar medemek shorti që në KED nga KED dhanë dorëheqjen.

Leskaj: Nëse keni ardhur me plan të prishni seancën kjo është tjetër gjë, lëreni ministrin të flasë. Uluni qetësohuni.

Tahiri: Qytetarët e kanë të qartë që ky parlament ka një bast e nëse ndahet më dysh, nuk ndahet për shkak të pasurisë, apo varfërisë, ndahet me dysh vetëm për shkak të drejtësisë. Ka një gjysmë që nuk do reformën në drejtësi dhe ka një anë tjetër që e do reformën, këtu në këtë sallë ka ca njerëz që mbrojnë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ka disa të tjerë që duan të bëjnë drejtësi, ka që janë të gatshëm të bëjnë edhe zhurmë në parlament mjafton të mbrojnë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.
(Deputetet demokratë çohen dhe rrethojnë Tahirin ne foltore)

Leskaj: Pse mërziteni kur përmendet reforma në drejtësi, kërkojeni fjalën dhe thuajeni mendimin tuaj, mos u mërzisni pse ta ndërpres seancën se ke dalë ti aty? S’ka arsye…

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...